Një burrë mbrëmë është gjetur i vdekur në Gjorçe Petrov

Një burrë, identiteti i të cilit nuk është i njohur, mbrëmë është gjetur i vdekur në lagjen Gjorçe Petrov, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave fillestare të MPB-së, rasti është paraqitur mbrëmë rreth orës 21:40.

“Trupi është gjetur në rrugën “Sharpllaninska”, se si është i shtrirë pa shenja jete në afërsi të një veture “Pasat” me targa të Shkupit, e cila më pas është vërtetuar se është në pronësi të D.N. (65)”, thonë nga Policia.

Sipas informatave jo-zyrtare, bëhet fjalë për vrasje, gjegjësisht ka pasur përleshje të armatosur mes dy grupeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button