Qeveria e Maqedonisë do t’i lirojë nga participimi i çerdheve 450 fëmijë romë

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë është sjellë vendim që nga participimi i çerdheve të lirohen 450 fëmijë të përkatësisë kombëtare rome, të moshës prej 3 deri 6-vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Siç sqarojnë nga Qeveria, vendimi vjen pasi që u shqyrtua “Informacioni për përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”, dhe ka rekomanduar komunat që të lirojnë nga participimi 450 fëmijët romë, për qëndrim në çerdhe gjatë periudhës kohore 01.12.2018 – 31.12.2019.

Qeveria miratoi edhe programet e MPPS-së

Krahas kësaj, Qeveria ka shqyrtuar edhe pakon e programit social të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS), dhe miratoi:
– Programin për zhvillim të veprimtarive për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2019;
– Programin për subvencionim të energjisë së konsumuar për vitin 2019 dhe
– Programin për asistencë personale të personave me nevoja të veçanta për vitin 2019.

Siç sqarojnë nga Qeveria, programet janë miratuar me qëllim që të nisin realizimin qysh në ditët e para të vitit 2019, pasi që për të njëjtat paraprakisht janë ndarë mjete me buxhetin e vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button