Qeveria kthehu prapa ligjin për antikorrupsionin, do t’ia shtojë flamurin evropian

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (RM) është sjellë vendim që të tërhiqet nga procedura kuvendore ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, dhe të njëjtit t’i shtohet flamuri evropian për miratim më të shpejtë në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë seancë, Qeveria e RM-së ka sjellë vendim që ta tërheq nga Kuvendi i RM-së propozim-ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe në procedurë qeveritare të sërishme, ky ligj nga pakoja  e reformave ligjore, të marrë flamurin evropian, që të përshpejtohet procedura për miratim të të njëjtin në shtëpinë legjislative dhe të zgjedhet përbërja e re e Komisonit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit sipas kritereve të parapara me zgjidhjen ligjore”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë.

LEXO: Ligji për Antikorrupsionin dhe konfliktet e interesit, e kaloi leximin e dytë në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji i ri për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit kaloi në leximin e dytë më 24 dhjetor, vetëm me votat e shumicës parlamentare, gjë e cila ka nxitur kritika nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

LEXO: Ligji për antikorrupsion nën thjerrëzën e KE-së, pritet të reflektojë gjatë dhjetorit
LEXO: Qeveria gati në gjysmë të mandatit, ndërsa kryeministri paralajmëron Komisionin të ri për antikorrupsion
LEXO: Sekretariati i Antikorrupsionit po pret për punësime dhe hapësirë për TI pajisjen e dhuruar
LEXO: Komisioni për parandalim të korrupsionit: Komisioni që nga luftëtari u bë krijues i korrupsionit (vizuelizim)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button