Rama: Sot hodhëm një hap drejt fitores së Qershorit

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama i quan ndryshimet e sotme në qeveri si një tjetër hap të madh drejt fitores se mazhorancës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, njofton TV Klan.

Ndërsa në krahun tjetër, Rama tha se ndryshimet në qeveri i kanë lënë me gisht në gojë “salinjtë dhe kadrinjtë”.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë) S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së Qershorit tjetër”, shkroi Rama.

Vetëm pak orë pas ndryshimeve në qeveri që kryeministri Rama prezantoi në Asamblenë e Partisë Socialiste, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale me kabinetin e ri qeveritar. Në tryezën e rrumbullakët ishin të ulur edhe ministrat e larguar, ndërsa postimi kishte mbishkrimin si ‘foto e ditës’.

LEXO: Rama ndryshon qeverinë, ja 8 ministrat e rinj Erion Braçen zëvëndëkryeministër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button