Aksidenti me autobusin, PTHP-ja ka dhënë urdhër për vërtetim të pranisë së alkoolit te vozitësi

Prokurori publik i Prokurorisë Publike të Gostivarit, bashkë me ekipin e Ministrisë për Punë të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ku mbeti i vdekur një qytetar, pasi u godit nga autobusi, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informatave fillestare, aksidenti ka ardhur pasi që autobusi i Gostivarit ka sulmuar këmbësorin i cili ka qenë duke ecur në magjistralen Gostivar – Ohër. Si pasojë personi ka humbur jetën. Prokurori ka dhënë urdhër që të sigurojë dhe grumbullojë gjurmët nga vendngjarja dhe për verifikim të pranisë së alkoolit në gjak të vozitësit të autobusit. Është dhënë urdhër për kryerjen e obduksionit të personit të ndjerë”, njoftojnë nga PTHP-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button