Britanikja “The Independent”, guidë për Tiranën turistike: Qyteti që po ndryshon (FOTO)

Një tjetër media prestigjioze ndërkombëtare, kësaj here britanikja “The Independent” i ka kushtuar Tiranës një reportazh të gjatë, si një ftesë për gjithë lexuesit e saj për ta vizituar atë.

Përmes një guide të shoqëruar me foto nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit shqiptar, “The Independent” bën një përshkrim të asaj që ofron sot Tirana si një qytet që ofron bukuri, histori, reliev të përshtatshëm për sporte të ndryshme, ushqim të mirë, jetë nate, pse jo edhe mundësi për shopping, njofton TCH.

Në reportazhin e vet autori shkruan se Tirana pas shumë vitesh ndodhet tashmë në mesin e ndryshimeve masive, ndërsa thekson se projekti shumë ambicioz “Tirana 2030”, nga arkitekti Stefano Boeri do ta mbushë kryeqytetin e Shqipërisë me hapësira të gjelbra, shkolla të reja publike e hapësira që respektojnë mjedisin.

Mali i Dajtit, sheshi “Skënderbej”, muzeumet, Piramida, Parku i Madh i Liqenit Artificial, ushqimi i mirë, lokalet e shumtë që ofrojnë një jetë nate të pasur, por edhe afërsia me qendrat më të mëdha metropolitane europiane, janë disa nga gjërat që sipas këtij artikulli, duhet të bëjnë çdo turist ta vizitojë Tiranën.

Tiranë, Shqipëri
Tiranë, Shqipëri
Tiranë, Shqipëri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button