Rasti “Syri i Popullit”, telefonin e gazetares Ramajt e konfiskoi njësiti për mbrojtje të afërt të Thaçit

Telefonin e gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj, e kanë konfiskuar policët e njësitit për mbrojtje të afërt të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Policia po vazhdon ta mbajë të konfiskuar telefonin e Ramajt, dhe këtë ende pa vendim të Gjykatës. Aktualisht, Saranda Ramaj ndodhet në Stacionin Policor nr. 4, në Prishtinë, ku është dërguar për t’u marrë në pyetje, njofton Koha.net.

LEXO: Në cilësinë e dëshmitarit Thaçi kërkoi dënimin maksimal për “Syrin e Popullit”, involvon Kurtin e Konjufcën

Për këtë punë është caktuar pikërisht polici i cili kishte mbyllur rastin e djalit të shefit të AKI-së e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që ishte zënë me drogë e armë, skandal për të cilën kishte shkruar Ramaj.

Gazetarja Ramaj ka refuzuar që të përgjigjet para këtij polici, për shkak të konfliktit të interesit. Aktualisht po pritet prokurorja kujdestare, që është Merita Shala.

Surroi për rastin ndaj gazetares Ramaj: Shteti policor ndryshe nuk është

Drejtoresha menaxhuese e Grupit KOHA, Flaka Surroi, ka reaguar pas ndalimit të gazetares të Kohës Ditore, Saranda Ramaj, derisa po raportonte nga gjykimi për rastin “Syri i Popullit”.Telefoni, që është mjet i punës së përditshme të gazetares është konfiskuar dhe po mbahet pa vendim të Prokurorisë, nga zyrtarët policorë.

“Saranda Ramaj u ndalua sot nga policia duke raportuar nga gjykimi ‘Syri i Popullit’, nën akuzën se ka qenë duke incizuar ngjarjen në gjykatë, për ndalimin e të cilit nuk ka pasur aktvendim me shkrim nga Gjykata.
Porse, policia ia ka marrë edhe telefonin e saj personal, as pa urdhër të prokurorit e as pa aktvendim të Gjykatës, që është shkelje flagrante e ligjit në të gjitha aspektet, përfshirë edhe privatësinë”, ka shkruar Surroi.

Pa vendim të Gjykatës, Policia po mban të konfiskuar telefonin e gazetares Ramaj

Policia e Kosovës, ia ka konfiskuar telefonin gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramajt, të cilin ajo e ka edhe mjet të punës së saj të përditshme.

E ka bërë këtë pa vendim të Gjykatës, dhe po e mbanë të konfiskuar për më shumë se një orë. Gjykatësja gojarisht është shprehur se ndalohet incizimi në seancë, por nuk ka nxjerr aktvendim me të cilin ndalon incizimin e seancës.

Ramaj ka konsideruar se e ka të pamundur të raportojë drejt nga seanca vetëm duke mbajtur në mend se çfarë flitet aty dhe kësisoj ka përdorur telefonin e saj për incizim, siç bënë në të gjitha rastet e tjera, edhe kur raporton nga Gjykata.

Gazetarja e Kohës Ditore ndalohet nga policia derisa raportonte për “Syrin e Popullit”

Gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj, është ndaluar nga Policia e Kosovës në kohën kur ajo po raportonte rreth procesit gjyqësor ndaj “Syrit të Popullit”.Ndalimi i saj është bërë në kohën kur po dëshmonte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Ajo është duke u marrë në pyetje rreth raportimit të sotëm rreth këtij procesi gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button