Kosovë, Shoqata e Sigurimeve ndau 5,000 euro për familjen e policit të vrarë

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ka marrë vendim që familjes së policit të vrarë dje në Istog, Izet Demaj t’i ndahen 5,000 euro, njofton Klan Kosova.

Në komunikatën e dërguar nga SHSK-ja thuhet se lajmi për vrasjen e policit Demaj, i cili deri në momentet e fundit të jetës tentoi të mbrojë qytetarët dhe pronën e tyre ka tronditur tej mase .

“Vrasja e policit Izet Demaj duke luftuar me krimin, përfundimisht tregon përkushtimin dhe devotshmërinë e tij të madh që ka pasur ndaj vendit dhe popullit të vet. Prandaj polici Demaj do të mbahet mend gjithmonë, pasi që ka flijuar vetën në mbrojtje të qytetarëve”, ka thënë Sami Mazreku, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Kjo shoqatë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të Izmet Demaj, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button