fbpx

Michelle Obama është shpallur gruaja më e admiruar në SHBA

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Michelle Obama, është shpallur gruaja më e admiruar nga ana e kompanisë së hulumtimeve të opinionit publik Gallup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gallup njoftoi se Michelle Obama ka marrë këtë epitet nga ish-Sekretarja e Shtetet Hillary Clinton, e cila e ka mbajtur atë për 17 vite.

Clinton, e cila në vitin 2016 garoi në zgjedhjet presidenciale, këtë vit është radhitur e treta në listën e grave më të admiruara, ndërsa vendin e dytë e ka zënë prezentuesja televizive amerikane Oprah Winfrey.

Në mesin e dhjetë grave më të admiruara gjenden edhe Zonja e Parë Melania Trump dhe Mbretëresha Elizabeta e Dytë.

Në sondazhin e Gallup që realizohet nga viti 1946, i pari në mesin e meshkujve më të admiruar këtë vit është zgjedhur ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Pas Obamas radhiten Donald Trump, George W Bush, Papa Françesku dhe Bill Gates.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button