Interi është dënuar me dy ndeshje pa tifozë pas abuzimit racist

Ekipi italian i Interit nga Milano, do të luajë dy ndeshje në fushë të vet pas dyerve të mbyllura pasi tifozët e tyre i drejtuan mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, brohoritje raciste, njoftoi federata e futbollit të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ndeshjes të së mërkurës në stadiumin Giuseppe Meazza mes Interit dhe Napolit, disa tifozë të Interit bënin “zhurmë majmuni” ndaj Koulibaly.

Pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, tha se kishte kërkuar disa herë që ndeshje të ndalet për shkak të abuzimit racist dhe gjithashtu kërcënoi me nxjerrjen e ekipit jashtë fushës nëse abuzimi përsëritet në ndeshjet e ardhshme.

Cristiano Ronaldo i Juventusit të enjten mbështeti futbollistin përballë abuzimit racist.

Abuzimi i tifozëve bëri që Ronaldo të postojë një fotografi në Instagram me mesazhin në italisht: “Arsimi dhe respekti janë të nevojshme në botë dhe në futboll, jo racizmit dhe çdo lloj fyerje dhe diskriminimi”.

Interi postoi në Instagram: “Historia e qytetit të Milanos është mikpritëse dhe së bashku ne luftojmë për të ndërtuar një të ardhme pa diskriminim. Ata që nuk e kuptojnë këtë histori, historinë tonë, nuk qëndrojnë me ne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button