Forcat izraelite kanë vrarë 295 palestinezë në vitin 2018

Dyqind e nëntëdhjetë e pesë palestinezë janë vrarë këtë vit nga ana e forcave izraelite, që paraqet shifrën më të larta që nga sulmi i vitit 2014 në Gaza, bëri të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave Zyrës për Koordinimin e Ndihmave Humanitare të OKB-së (OCHA), nga fillimi i vitit 2018, krahas 295 të vrarëve, forcat izraelite kanë plagosur 29.000 palestinezë.

Kjo është shifra më e lartë e vdekjeve të palestinezeve si pasojë e sulmeve izraelite që nga sulmet izraelite në Gaza në vitin 2014.

Po ashtu, nga viti 2005, që kur OCHA filloi të regjistrojë vdekjet dhe plagosjet e palestinezëve, vitin 2018 ka shënuar numrin më të madh të palestinezëve të plagosur.

Siç thuhet, 180 palestinezë këtë vit janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” që mbahet rregullisht në kufirin e Gazës nga 30 marsi, ndërsa 23 mijë të tjerë janë plagosur.

Po ashtu, 57 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite dhe 7.000 të plagosur kanë qenë nën moshën 18-vjeçare.

OCHA tha se 15 nga palestinezët e vdekur kanë qenë të dyshuar për rsulme ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor dhe se numri i izraelitëve të vdekur në vitin 2018 është 14.

– Rritje e sulmeve të kolonëve hebrenj

Sipas regjistrimeve të OCHA-së, në vitin 2018 është shënuar rritje drastike e sulmeve të kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve.

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 265 raste kur kolonët hebrenj kanë vrarë ose plagosur palestinezët apo kanë dëmtuar pasuritë e tyre, që paraqet rriste për 69 për qind të incidenteve të tilla krahasuar me vitin 2017. Gjatë rasteve në fjalë është vrarë një grua palestineze, 115 palestinezë janë plagosur dhe afër tetë mijë pemë dhe 540 automjete të palestinezëve janë shkatërruar. Nga fillimi i vitit e deri më tani, gjatë 181 incidenteve në Bregun Perëndimor kanë vdekur shtatë kolonë hebrenj.

– Vazhdoi shkatërrimi i ndërtesave të palestinezëve

Rrënimi i ndërtesave palestinezë në Bregun Perëndimor nga ana e Izraelit vahzdoi edhe në vitin 2018. Nga fillimi i vitit, Izraeli rrënoi apo konfiskoi 495 struktura të palestinezëve.

Si pretekst për rrënimin, Izraeli paraqiti mosmarrjen e lejeve nga ana e autoriteteve për ndërtimin e strukturave kryesisht në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Zonën C, ndërkohë që OCHA theksoi se marrja e këtyre lejeve është pothuajse e pamundur.

Për shkak të rrënimeve ose konfiskimeve, 472 palestinezë janë detyruar të braktisin vendet e tyre të banimit, përfshirë 216 fëmijë dhe 127 gra.

OCHA nënvizoi se aktualisht ekzistojnë vendime për 13 mijë rrënime në vendet e emëruara si Zona C, prej të cilave 40 janë shkolla.

Sipas Marrëveshjes së Oslos së vitit 1993 ndërmjet Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, Bregu Perëndimor i pushtuar ishte i ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, ndërsa zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraeli.

Zona C, e cila përfshin edhe Luginën e Jordanit dhe në të cilën jetojnë 300 mijë palestinezë, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

– 68 për qind e popullatës së Gazës e rrezikuar nga uria

Izraeli edhe në vitin 2018 e vazhdoi bllokadën detare, ajrore dhe tokësore ndaj Rripit të Gazës. 1,3 milionë persona që jetojnë në Gaza, apo 68 për qind e popullatës totale të enklavës, përballen me rrezik të urisë si pasojë e embargos. Sipas OCHA-së, kjo shifër ishte 59 për qind në vitin 2014.

Po ashtu, në nëntë muajt e parë të vitit 2018 është rritur në nivel rekord edhe papunësia në Gaza, e cila në mesin e të rinjve është regjistruar në 69 për qind.

Ndërkaq, në Bregun Perëndimor, 12 për qind të palestinezëve përballen me rrezik nga uria, kurse 18 për qind janë të papunë.

– Ndihmat humanitare në nivelin më të ulët

OCHA bëri të ditur se përkundër kushteve negative në Palestinë, fondet humanitare në vitin 2018 kanë rënë në shkallën më të ulët.

Sipas organizatës, përkundër kërkesës për 540 milionë dollarë në vitin 2018 në kuadër të Planit Humanitar, janë pranuar vetëm 221 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button