Rikthehet pas 30 vjetësh ”Beverly Hills 90210”

Tori Spelling dhe Jennie Garth janë takuar së fundi më tre ish kolegë të tyre të serialit të famshëm  ”Beverly Hills 90210” dhe nuk ishte thjesht një takim kortezie. Tori, sot 45 vjec, që në serial interpretonte Donna Martin, ka lënë të kuptohet se ajo dhe ish kolegët do të risjellin në jetë personazhet të cilet i bënë të njohur në mbarë botën, shkruan Bordo.al. 

Site-I TMZ e fotografoi Spelling duke pirë kafe me Ian Ziering, që luante rolin e Steve Sanders, si dhe me Jason Priestley (Brandon Walsh në film) e Brian Austin Green (David Silver).

Sa për Jennie-n, me të e kanë ruajtur miqësinë si në ekran, ashtu edhe jashtë tij.

Ajo që nuk është e qartë është nëse Luke Perry do të pranojë të rikthehet si Dylan, duke qenë se është i zënë me xhirimet e  ”Riverdale”. Shannen Doherty (Brenda Walsh), ndërkohë ka postuar dhe ajo në Instagram foton e një karrigeje në një dhomë makiazhi, duke nënkuptuar një projekt misterioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button