Qeveria e Kosovës ka vendosur taksa 100 për qind edhe për markat e huaja nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për vendosjen e taksave 100 për qind edhe për importin e produkteve të huaja që prodhohen në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi u mor me propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili kërkoi që të gjitha kompanitë nga Serbia të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë kërkoi nga ministri Shala të tregojë nëse me vendosjen e taksave për kompanitë e huaja në Serbi do të përkeqësojë raportet me ato kompani dhe me vendet nga ato vijnë.

Shala u përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për nëntë kompani dhe se para propozimit i ka konsultuar përfaqësuesit e tyre, të cilët tashmë kanë filluar të furnizojnë tregun e Kosovës nëpërmjet vendeve të tjera në rajon.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast kritikoi letrat e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq në adresë të shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovë, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes, duke thënë se është e papranueshme “heshtja e zyrtarëve të lartë të BE-së, në këtë rast e Federica Mogherinit, dhe komisionerëve të tjerë mbi letrat që janë letra agresioni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button