Gjykata ka kthyer propozimin e PSP-së për arrest shtëpiak për Mijallkovin

Gjykata Penale e ka kthyer në rishqyrtim propozimin e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës arrest shtëpiak për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i dyshuar për rastin “Perandoria”, përcjell Portalb.mk.

Nga gjykata thonë se propozimi për Mijallkovin nuk është i kompletuar dhe e kanë kthyer për rishqyrtim. Pasi të kompletohet propozimi, gjykata do të sjell vendim për të njëjtin.

Mijallkov ngelet i vetmi nga rasti “Perandoria” i cili është në paraburgim. Me vendimet e Gjykatës së Apelit të gjithë të dyshuarit e tjerë dolën nga paraburgimi.

Lexo: Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski janë liruar nga burgu i Shutkës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button