Rritje rrogash para festave për 8000 dënarë për Likën, Osmanin, Angjyshevin, Shekerinskën dhe Spasovskin

Për që të pesë zëvendës kryeministrat do të ketë rritje rroge prej 8000 denarëve, kjo sipas propozimit të cilin Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend. Kjo donë të thotë se zëvendës kryemistrat Koço Angjushev, Bujar osmani, Hazbi Lika, Radmila Shekerinska dhe Oliver Spasovski do të fitojnë rritje në të ardhurat personale, përcjell Portalb.mk.

“Me ndryshimet në Ligjin, koeficienti për përcaktimin e rrogës së zëvendës kryeministrit të Qeverisë do të llogaritet me koeficient 4.00, në vend të 3.70 koeficient I cili është përcaktuar për llogaritjen e rrogës të anëtarëve në Qeveri. Në pajtim me këtë dallimi në rrogë do të jetë 8.027 denarë në muaj në shumë bruto, apo për 5 zëvendës kryeministrat për 12 muaj 481.620 denarë”, shkruan në propozim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button