Bejli: Jam thellësisht i shqetësuar nga thashethemet e rreme se SHBA ndikon në gjyqësorin

Gjykata penale e publikoi shkresën e ambasadorit amerikan Xhes Bejli tek kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev, në lidhje me siç thotë, “thashethemet e vazhdueshme të rreme me pretendimet se Ambasada e SHBA-së ka për qëllim të ndikojë tek gjykatësit”, përcjell Portalb.mk. 

Ai thotë se çfarëdo sugjerimi që SHBA-të dëshirojnë të menaxhojnë me ndonjë vendim gjyqësor, është i rremë.

“Jam thellësisht i shqetësuar prej këtyre thashethemeve të rreme, duke pasur parasysh përkushtimin tonë për gjyqësor të pavarur. Për të ndihmuar të zbulohen  këto thashetheme të rreme, ju lutem ta ndani përmbajtjen e kësaj letre me kolegët tuaj gjyqtarë, me qëllim që ata të binden se pozicioni jonë është dhe do të ngelet i njëjtë, e kjo është se ata janë të pavarur në zbatimin e ligjit dhe se asgjë tjetër përveç fakteve dhe ligjit, nuk duhet të ndikojë në vendimet e tyre”, thuhet në letrën e Bejlit.

Ai thekson që SHBA e mbështesin dhe angazhohen për pavarësi të gjyqësorit maqedonas dhe se ky është mesazhi i tyre publikisht dhe privatisht.

“Ne besojmë se gjykatësit duhet të marrin vendime në bazë të ligjeve në fuqi dhe dëshmive të lejuara, e jo në bazë të çfarëdo vlerësimi politik apo intervenimeve të ndonjë figure politike apo qeveritare. Ky është mesazhi ynë i vazhdueshëm, publikisht dhe privatisht”, thotë ai.

Ambasadori amerikan shton se mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin me Xholevin dhe gjykatësit tjerë në Maqedoni me qëllim që shteti të gëzojë përfitimet nga gjyqësori i krejtësisht i pavarur dhe të drejta e liri të cilat në esencë varen nga sundimi i vërtetë i të drejtës.

LEXO: Gjykata Penale e publikoi letrën e ambasadorit Bejli ku gjykatësve u thotë: Mos thoni se amerikanët ndikojnë në gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button