fbpx

Aleanca për Shqiptarët: 2018-ta e ngeli Qeverinë në klasë! (VIDEO)

2018-ta Ishte vit kur nuk regjistruam absolutisht asnjë reformë! Ky vit qeverinë e ngeli në klasë! Një vit i cili zbrazi i zbrazi xhepat e qytetarëve edhe më shumë, largoi shumë  persona jashtë vendit dhe nuk u bë asnjë reformë. Kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben  Taravari në konferencën për shtyp të fundvitit në lidhje me ngjarjet që shënuan vitin në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Si asnjëherë në shtetet demokratike, u amnistuan një tufë banditësh që kishin qëllim dhunimin fizik të disa deputetëve dhe eliminimin e plotë të deputetit dhe kryetarit të Aleancës Ziadin Sela. Ish-kryeministri bëri një gafë të madhe që u arratis drejt Hungarisë, po të rrinte këtu sot jo vetëm që do ishte i falur, por madje mundej që shumë shpejt të vinte në krye të ndonjë partie me emrin “Partia për Moral dhe Drejtësi” ose “Partia Antikorupsion”, tha Taravari, në lidhje me rastin e amnistimit të disa prej dhunuesve të ngjarjet së përgjakshme që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në vitin e kaluar.

Për Aleancën për Shqiptarët, sllogani qeveritar “Për një jetë më të mirë”, duhet të zëvendësphet “Për një mbijetesë më të mirë”, pasi që sipas tyre nuk ka pasur kushte për as për një jetë normale.

“Tash ka kriminelë të VMRO-së që janë kthyer në votues të ligjeve të LSDM-së. Janë bërë pakte të tmerrshme midis atyre dhe shtetit. Një nga shembujt më të frikshëm të bashkëpunimit Krim-Shtet është ai i Almirit, 4 vjeçar i cili humbi jetën nga sulmi vrasës që u krye mbi të. Mirëpo nga prokuroria kinse e reformuar, u rikualifikua si rast, pasi vrasësi dhe baba i vrasësit , të cilët i pa i gjithë opinioni nga kamerat, ishin aktivistë të SDSM-së”, tha Taravari.

Sipas tyre, gjykatat janë njësoj si më parë, por vetëm tashmë nuk e kanë më shef Gruevskin, por dikë tjetër.

“Një nga ngjarjet më flagrante të diskriminimit të një populli është Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Tash kur u hapën ndryshimet kushtetuese dhe kur shqiptarët ishin faktori vendimtar në këto ndryshime, BDI-ja doli aq liberale, sa që nuk u pengon aspak termi 20%, madje u lodhëm duke i dëgjuar se nuk është koha për të bërë ndryshime kushtetuese. Ishin më fanatikë se LSDM-ja për alibinë që kushtetuta nuk është aspak diskriminuese për shqiptarët! I bie madje që tashmë mos quhet më partia e BDI-së por partia e 20%ve, dhe kryetari i tyre jo Ali Ahmeti, por zotëri 20 Përqindëshi!”, shtoi Taravari

Premtimet e mbështetura dhe shpesh herë hartuara nga z.20% kanë sjellë këtë kaos social dhe varfëri ekstreme që po përjetojmë.

Në aspektin ekonomik, Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se “ëndrrat elektorale të tipit deklarata e Kryeministrit të vendit se do të kishte një rritje ekonomike prej 5% ishte një barsoletë për Bankën Botërore e cila doli me deklaratë kundërshtuese duke thënë që nëse gjithçka shkon mirë rritja maksimale do të jetë 2.5 %”

Sektori i Shëndetësisë, sipas tyre, ka mbetur në hall, është kthyer në epokën e trishtë të Todorovit.

“Ka filluar emigracioni më i rrezikshëm për vendin: Largimi i Mjekëve! Shumë shpejt nuk do ketë më mjekë mjaftueshëm dhe natyrisht që ky është ndryshim, është reformë, por është Reformë e Antijetësore!”, shtoi Taravari.

Sistemi Arsimor, sipas Aleancës për Shqiptarët, zhvillohet në kushte mesjetare, ndërkohë tekstet vijnë nga Kembrixhi!

“Më shumë se shkollat tashmë ndiqen kurset intensive të gjuhës gjermane, pasi i madhi dhe i vogli do të shkojë të punojë në shtetet gjermanisht folëse”, tha Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button