fbpx

SHGM kërkon nga Ministria e Drejtësisë të kryejë një sërë intervenimesh në Ligjin për fyerje dhe shpifje

Shoqata e Gazetarëve (SHGM) kërkon nga Ministria e Drejtësisë të kryejë një sërë intervenimesh në Ligjin për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje si dhe ta vendosë atë në agjendën e ligjeve reformuese që duhet të miratohen në këtë periudhë, gjejësisht në Planin 18, njofton Portalb.mk.

Sot në Shkup, Shoqata e Gazetarëve (SHGM) e promovoi publikimin me rekomandimet e tyre të përgatitura për reformat mediatike në Maqedoni në lidhje me Ligjin për përgjegjësi qytetare për fyerjen dhe shpifjen. Ky publikim është punuar në kuadër të projektit “Rrjet i gazetarëve për liritë e mediave”.

SHGM kërkon që ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore, si dhe partitë politike të mos kenë të drejtë të padisin gazetarët për shpifje dhe fyerje sepse ata kryejnë funksione publike dhe nuk duhet të kërkojnë hakmarrje ndaj shkrimeve që bëhen për to, duke përdorur dispozitat ligjore për “dëmtim të reputacionit”, njofton Portalb.mk.
Gjithashtu, SHGM kërkon nga Gjykata Supreme të përcaktojë saktë me dekret statusin e mediumeve që veprojë përmes internetit apo “portaleve” sepse në këtë mënyrë do t’u iket interpretimeve të ndryshme të ligjit nga gjykatës të ndyshëm në shtet.
Kjo shoqatë thotë se duhet të ketë proces të domosdoshëm të ndërmjetësimit mes palëve të prekura në përputhje me Ligjin për media.

Publikimi “Fyerja dhe shpifja si pjesë e reformave mediatike” u prezentua nga Mladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, si dhe autori i këtij publikimi Dejan Georgievski.

“Ky publikim mund të ndihmojë në krijim e politikave publike në vend në lidhje me këtë temë. Qëllimi është që t’ia rikujtojmë qeverisë që reformat mediatike janë një pjesë e rëndësishme e reformave qeveritare. Duhet të rikthejmë vëmendjen te reformat mediatike dhe të mos merremi vetëm me problemet që përballet populli në këtë shtet”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Mladen Çadikovski.

Publikim i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë
Publikim i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë

Ndërkaq, Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillim të Mediave (QZHM) tha se përpos ndërhyrjeve në ligj, u rekomandohet edhe vet politikanëve dhe bartësve të funksioneve publike të mos padisin për shpifje dhe fyerje gazetarët dhe mediat.

Diskutimi mbi çështjen e fyerjes dhe shpifjes është pjesë e reformave më të gjera të sektorit të medias. Këto reforma janë të paraparë në dy dokumente ndërkombëtare: ”Raporti i Pribesë” dhe “Reformat urgjente me prioritet të BE-së”.

Me datë 03.12.18 gazetarët e Maqedonisë protestuan se reformat mediatike, pjesë e së cilave është Ligji për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, nuk janë të përfshira në planin e Qeverisë për e reformave të përshpejtuara që realizohen në Maqedoni, në disa sfera kyçe. Andaj këto rekomandime t’i dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar që kjo e fundit të vendosë të njëhtin në agjendën e ligjeve reformuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button