Me 79 vota kaluan ndryshimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale në Kuvend

Me 79 vota “për”, në seancën e 78 të Kuvendit është votuar propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, transmeton Portalb.mk.

Për këtë ligj votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, ndërsa Liljana Zaeturoska tha se opozita do të dorëzojë propozim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të votuar sot, të cilin e quajti “fillim të reformave të domosdoshme”.

Shoqata e Gazetarëve e përshëndet marrëveshjen midis pushtetit dhe opozitës lidhur me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, që do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të mira për funksionimin e radiodifuzerëve në Maqedoni.

Nga SHGM thonë se përpos ndryshimeve pozitive të Ligjit, të cilat në periudhën e kaluar u harmonizuan me komunitetin e gazetarëve dhe të mediumeve, janë të shqetësuar rreth përmbajtjes së nenit 102 të ligjit, që i referohet ndalimit të reklamimit me para publike. Në vend të dispozitës së qartë, që ndalon shpenzimin e parave publike në mediume, në këtë nen thuhet se “institucionet nuk do të parashikojnë mjete në buxhetet e tyre për shpenzime në mediume”.

Ata paralajmërojnë se kjo dispozitë e dykuptimshme mund të keqpërdoret në të ardhmen, respektivisht institucionet të mos sigurojnë mjete për mediat në buxhetet e tyre, por mund t’i rialokojnë nga zërat tjerë, me qëllim që t’i investojnë në media të ndryshme. Ky ligj është vetëm fillim i reformave të paralajmëruara në sektorin e mediave, por vetëm nëse zbatohet në mënyrë adekuate dhe nëse largohen disa nene dykuptimshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button