Tifozat shigjetojnë shqiptarët që luajnë me Zvicrën

Kjo është fanella e përgatitur nga tifozët kuqezi për ndeshjen kundër Zvicrës nesër në Lucernë. Fanella ka si adresë pikërisht pesë futbollistët kosovarë që kanë zgjedhur të luajnë me Zvicrën. 

Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri, janë në qendër të shtypit zvicerian këto ditë. Përballja me Shqipërinë ditën e nesërme është e veçantë për koloninë e kosovarëve që veshin fanelën e përfaqësueses helvete, pasi ata do të jenë përballë skuadrës që përfaqëson kombin e tyre. 

Në tekst të bluzës, tifozat u kujtojnë futbollistëve që të mos harrojnë faktin se janë shqiptarë. Futbollistet besohet se nuk do te jene te qete nga nervat gjate lojes qe pritet te luhet neser.

Valon Behrami është ai që i druhet më shumë kësaj sfide, duke qenë se mesfushori është kërkuar me ngulm nga Shqipëria në vitin 2004, por zgjodhi të luante me Zvicrën. “E di që shqiptarët do më provokojnë gjithë kohës, pasi kështu më ka ndodhur edhe te Lacio, – shprehet futbollisti që luan në Serinë A me Napolin. – Jam i sigurt se ata do më thërrasin gjatë gjithë kohës tradhtar, por unë do të jap gjithçka që Zvicra të fitojë”, shtoi ai. Valon Behrami është nga ata futbollistë që kanë dalë në “merkaton” e madhe të futbollit shumë shpejt. Në vitin 2004, Hans Peter Brigel e kërkoi disa herë për ta bërë pjesë të kombëtares, por edhe pse u zhvilluan disa takime dhe lojtari premtoi që do të zgjidhte Shqipërinë, në fund preferoi Zvicrën. Pas 8 vitesh dhe një zgjedhjeje që la të prekur shumë tifozë, Behrami thotë se ndjehet sërish kuqezi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button