FSHH: Nuk na duhen zv/drejtorë të ndërmarrjeve publike, me këtë do të partizohet edhe më shumë administrata

Fondacioni Shoqëri e Hapur (FSHH) Maqedoni, sot ka kërkuar tërheqje të ndryshimit të propozuar për Ligjin për Ndërmarrje Publike, sipas të cilit parashihe që në të ardhmen të ketë edhe zv/drejtorë të ndërmarrjeve publike, njofton Portalb.mk.

“Miratimi i pozitave të reja, të cilat janë jo të domosdoshme, por kanë për qëllim që të shërbejnë për plotësim të apetiteve partiake, vetëm plotësisht e rrëzojnë besimin e qytetarëve në sektorin publik.  Me këtë ndryshim, rritet madhësia e problemit, gjegjësisht personave në pozita udhëheqëse të cilët janë zgjedhur në procedurë e cila nuk është e bazuar me parimet e meritave, e rrit rrezikut për partizimin e mëtejshëm të administratës”, thonë nga FSHH.

Sipas tyre, këto ndryshime nuk janë bërë në pajtueshmëri me Strategjinë për Reforma në Administratën Publike.

“Ndryshimi i propozuar nuk është i planifikuar në Strategjinë Për Reforma në Administratën Publike 2018-2022, të miratuar nga ana e Qeverisë. Strategjia për reforma në administratë publike është dokumenti kryesor strategjik, i cili është përpunuar në proces të gjerë konsultativ, dhe i cili duhet të mundësojë parashikueshmëri të politikave në fushën e administratës publike, duke parashikuar zgjidhje të cilat janë të bazuara në bazë të vlerësimit të informuar të gjendjeve dhe të përkrahura nga palët e përfshira”, thonë nga FSHH.

FSHH, reagimin e kanë dorëzuar te kryetari i Kuvendit, Talat xhaferi, deputetët, Aleksandar Kiracovski, Bllagojçe Trpevski, Rexhail Ismaili dhe deri te ministrat, Kreshnik Bekteshi dhe Damjan Maçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button