ACTION SEE e fillon matjen e tretë të pushtetit ekzekutiv, lokal dhe ligjvënës

Në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i Transparencës Institucionale në Evropën Juglindore, që e zbaton Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, së bashku me partnerë tjerë të rajonit, po fillon me matjen e tretë të përqindjes së plotësimit të indikatorëve për transparencë, llogaridhënie të qeverive dhe institucioneve shtetërore në gjashtë vende të rajonit, transmeton Portalb.mk.

Që të matet shkalla e transparencës institucionale, përmes standardeve ndërkombëtare, rekomandimeve, si dhe shembujve të praktikave të mira, vlerësohen ministritë, agjencitë dhe institucionet ekzekutive , kuvendi, vetëqeverisja lokale dhe gjyqësia, sipas kualitativeve të veçanta dhe treguesit kualitativ, si p.sh.  qasje deri te informatat të uebfaqeve zyrtare të institucioneve.

Në pajtim me matjen e vitit të kaluar, është përpunuar publikimi “Plani gjithëpërfshirës për qeverisje të mirë”, në të cilën, përveç konkluzioneve kryesore për transparencë të institucioneve të caktuara, janë theksuar edhe hapat në vijim për përmirësimin e gjendjeve:

Që të plotësohen indikatorët për ndeshjen e interesave, ministritë duhet t’i publikojnë listat e anketave të funksionarëve në uebfaqet e tyre, dhe të vendosin link deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ku në pajtim me ligjin vendosen listat anketuese.

Organet tjera ekzekutive duhet ta publikojnë buxhetin vjetor të institucionit, si dhe raportin gjysmëvjetor për harxhimin e buxhetit, që ta përmirësojnë vlerësimin e transparencës së buxhetit, që është 13%.

Më shumë në lidhje me institucionet në këtë link.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet të punojë në përmirësimin e transparencës së trupave punues (komisioneve) me atë që të publikohet prania e deputetëve në sesione, si dhe mënyrën e votimit të deputetëve të trupave punues. Sipas praktikës së deritanishme publikohen konkluzionet dhe amendamentet e propozuara, ndërsa videot (që emitohen edhe me vonesë të disa ditëve dhe pa informata se kur do të publikohen seancat e caktuara) edhe përkundër asaj që emitohen në kanalin shtetëror kuvendor, nuk publikohen në uebfaqen e Kuvendit.

Më shumë për Kuvendin në këtë link.

Parimin e integriteti gjykatat e plotësojnë me 42% të indikatorëve, që është rënie e madhe nga viti 2016 kur parimi ka qenë 65%. Gjegjësisht, ky parim përfshin mekanizma për parandalimin e korrupsionit, aplikimin e kodeve etike dhe rregullimin e lobimit.  Kodet etike për etikë gjyqësore nga viti 2006 dhe 2014 dhe për të akuzuarit e vitit 2004 dhe 2014, edhe pse janë vendosur kohës së fundit, ka shumë dëshmi për mosrespektimin e tyre.

Më shumë për pushtetin gjyqësor në këtë link.

Vetëm një nga tre komuna ka praktikë të publikojë raportet gjysmëvjetore për buxhetin, përmes të cilit qytetarët marrin informata precize për të hyrat dhe të dalurat gjatë vitit. E gjithë kjo kontribuon që kodi i transparencës, në nënkategorinë transparenca e buxhetit, komunat ta plotësojnë me 37 për qind. Ndërsa 80% nuk i publikojnë vendimet e furnizimeve publike të zbatuara në uebfaqet e tyre.

Më shumë për komunat në këtë link.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, në partneritet  me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button