Kasami: Nëse Zaev nuk ka vesh për kërkesat e Besës, le të kërkojë vota tjera për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përkrahjen e tij për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese e kushtëzoi me pranimin e amendamenteve të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Nëse Zaevi nuk ka vesh për kërkesat tona, që deri tani nuk kishte, le të mendojë të gjejë ende vota për ndryshime kushtetuese”, tha Kasami pas mbledhjes partieke të enjten.

Grupi parlamentar i Besës dhe Aleancës për Shqiptarët kërkuan që në amendamentet e Marrëveshjes së Prespës të fshihet fjala “maqedonas” në grafën për shtetësinë dhe të shkruajë vetëm “qytetarë të Maqedonisë Veriore”.

Vendimin se a do t’i përkrahin deputetët e tyre ndryshimet kushtetuese do ta merr kryesia qendrore e Besës. Besa ka dy deputetë në Kuvend. Numër të njëjtë të deputetëve ka edhe Aleanca për Shqiptarët.

Për fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë 80 deputetë për të cilat Zaev tha se ende nuk i ka siguruar. Zaev në brifing me gazetarët të martën tha se: “76 persona kanë deklaruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese”.

LEXO: Ende nuk ka shumicë 80 deputetësh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button