Vdes veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili është besuar të ketë qenë njeriu më i moshuar në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 112 vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Veterani, Richard Overton ka vdekur më 27 dhjetor në një qendër rehabilituese në qytetin Austin të Teksasit, njofton REL.

Sipas regjistrimeve zyrtare, ai ka qenë veterani më i vjetër amerikan i Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka fituar vëmendje të madhe në vitet e fundit për moshën dhe shërbimin e tij në këtë Luftë.

Ai është nderuar më 2013 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama në ceremoninë e Ditës së Veteranëve, derisa është ftuar edhe në Shtëpinë e Bardhë nga po Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button