Deputeti i amnistuar Mukoski: Sot ndjehem si njeri i lirë

Deputeti Kërste Mukoski, i cili me vendimin e Gjykatës Penale është amnistuar nga aktakuza për ndodhitë e 27-prillit të vitit të kaluar në Kuvend, sot tha se ndjehet si njeri i lirë.

Ai në një deklaratë të shkurtër për “Fokus” tha:

“Sot ndjehem si njeri i lirë dhe nuk kam të shtoj asgjë më tepër. Nuk i ndjek reagimet e opinionit, sepse gjatë gjithë ditës jam në Kuvend”, tha ai në lidhje me reagimet për lirimin e deputetëve.

Mukoski ishte i akuzuar për hapjen e dyerve në Kuvend, ku me hapjen e tyre,  turma e protestuesve ka hyrë në Kuvend. Ai nuk do të ndiqet më  si i akuzuar për ndodhitë e 27-prillit sipas ligjit për amnisti. Këshilli penal i Gjykatës Penale dje solli vendim me të cilin do të amnistohen 12 ë akuzuar në këtë rast.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button