Të shtunën ditë zie për policin e vrarë në Istog të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dita e shtunë do të shpallet ditë zie nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në nderim të pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Izet Demaj, i cili ka vdekur të premten, njofton REL.

Demaj është vrarë të premten në qytetin e Istogut, pasi është sulmuar me armë zjarri nga një person i dyshuar, i cili kishte hyrë për të grabitur një degë të një banke në këtë qytet.

Vrasja është dënuar nga institucionet e Kosovës derisa Policia e Kosovës ka thënë se është duke kryer hetime lidhur me këtë rast dhe se nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se personi i dyshuar posedon të kaluar kriminale të kryer në disa vende të Evropës.

LEXO: Tragjedia në Istog të Kosovës: pamje të reja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button