Franca porositi pushkë për gaz lotsjellës, do të përdoren kundër demonstruesve

Ministria franceze e Punëve të Brendshme ka porositur pushkë për gaz lotsjellës të cilat do të përdoren kundër demonstruesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruajnë mediat franceze, ministria më 23 dhjetor ka bërë porosinë për 1.730 copë pushkë për gaz lotsjellës të modeleve të ndryshme.

Theksohet se është planifikuar që shpërndarja të bëhet në polici dhe në xhandarmëri, të cilat do t’i përdorin kundër demonstruesve.

Mediat vendase shkruajnë se armët e lartpërmendura policia i ka në përdorim nga viti 2016.

Shumë politikanë dhe aktivistë akuzojnë se një numër i madh i demonstruesve janë plagosur pikërisht nga kjo armë gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button