Ivanov: Maqedonia po përballet me kërcënime dhe rreziqe për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë

Deri në ditën e fundit të mandatit tim do ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë nga sfidat e brendshme dhe të jashtme, por edhe nga kërcënimet. Këtë e ka porositur presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili ka theksuar se ky fjalim i tij nuk është i fundit në këtë mandat të dytë, që mbaron më 12 maj të vitit të ardhshëm, njofton Portalb.mk.

“Kur më 12 maj të vitit 2014 e mora mandatin për herë të dytë, këtu në këtë sallë dhashë betim solemn si president i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i Armatës se do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e RM-së nga sfidat dhe kërcënimet e brendshme dhe të jashtë. Në atë deklaratë qëndron se do t’i mbroj Kushtetutën dhe rendin kushtetues të RM-së. Sot nga ky vend përsëris se atë betim do ta vazhdoj deri në ditën time të fundit të mandatit dhe nga ai nuk do të heq dorë. Kam shumë arsye të mirë për vendosmërinë time se mu në kohën e mandatit të dytë Maqedonia po përballet me kërcënime dhe rreziqe të brendshme dhe të jashtme për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë”, tha presidenti.

Duke folur për bashkëpunimin me Qeverinë dhe Kuvendin, ai tha se për disa çështje ka qenë e mirë dhe se bashkëpunimi i tillë është i domosdoshëm për të mirën e shtetit, por se në vitin e kaluar bashkëjetesa është vendosur në test.

“Në vitin e kaluar si president i RM-së me Qeverinë kemi bashkëpunuar në shumë çështje në kompetencat e përbashkëta. Në fushën e politikës së jashtme i pranova të gjithë propozimet kualitative të Qeverisë për ambasadorët të cilët vlerësova se në mënyrë profesionale Maqedoninë do ta përfaqësojnë jashtë vendit. Kemi arritur pajtueshmëri rreth guvernatorit të ri të Bankës Popullore, eprorin e Shtabit Gjeneral të ARM-së. Me Kuvendin ka bashkëpunuar në lidhje me dy gjykatësit kushtetues. Bashkëpunimi i këtillë është për të mirën e shtetit dhe është i domosdoshëm në çdo bashkëjetesë, por ka arsye të rëndësishme thelbësore për çka bashkëjetesa jonë, është vendosur në test”, tha presidenti Ivanov.

Ndryshe, kjo është paraqitja fundit e Ivanovit si president i Maqedonisë në Kuvend, pasi që më 12 maj të 2019-s do t’i skadojë mandati, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të shpallen në fund të muajit janar të 2019-s.

Gjorge Ivanov në postin e presidentit të shtetit të Maqedonisë është që dhjetë vjet. Për herë të parë u bë president në vitin 2009, si kandidat i partisë atëherë në pushtet, tash opozitare VMRO-DPMNE, kurse mandatin e dytë e fitoi në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button