Galatasaray do sulmues, shënjestroi bomberin e Kosovës!

Galatasaray po kërkon sulmues dhe për këtë i ka hedhur sytë nga kampionati vendas. Në orbitën e kampionëve të Turqisë të cilët në gjysmën e parë të këtij sezoni nuk kanë shkëlqyer, ka përfunduar bomberi i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi, njofton Supersport.al.

24-vjeçari nga Prizreni i cili ka një të kaluar edhe në kampionatin shqiptar me fanellat e Teutës dhe Besës së Kavajës, po bën paraqitje shumë të mira në këtë kampionat me fanellën e Rizespor.

Në 17 ndeshje në këtë sezon Muriqi ka realizuar 5 gola në Superligën turke duke tërhequr vëmendjen e gjigandëve nga Stambolli dhe më konkretisht të trajnerit të mirënjohur të Galatasaray-it, Fatih Terim. Mbetet për tu parë tashmë nëse dy klubet do të arrinë një marrëveshje për kartonin e Muriqit, në mënyrë që sulmuesi i dardanëve të ketë mundësi të bëjë hapin e madh në karrierë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button