“Ankandi” për Shkurtajn “ndez” merkaton e Superiores

Vasil Shkurtaj “trazon” merkaton e janart ende pa u mbyllur dhjetori. Sulmuesi 26-vjeçar, i lindur dhe i formuar si futbollist në Greqi, po shndërrohet në “mollë” sherri për ekipet më të mira të Superiores, që besojnë se mund t’i afrohen më me lehtësi objektivit final, titullit kampion, duke patur në organikë lojtarin që ka vendosur të largohet nga Luftëtari, njofton Supersport.al.

Më afër sulmuesit është Kukësi. Presidenti Safet Gjici ka deklaruar hapur se ka arritur marrëveshjen me presidentin e bluzive, Tavo, por pa firmën e vetë protagonistit çdo lloj akordi është “nul”.

Orët e fundit ka dalë në skenë edhe Teuta e Durrësit, që duket se është gati të bëjë një sforco të madhe ekonomike për të rrëmbyer Shkurtajn, të tentativën për të kthyer pas shumë vitesh titullin në Durrës.

“I qoftë udha e mbarë”, – deklaroi pak ditë më parë Skënder Gega, kur i thanë në konferencë për shtyp se Shkurtaj do të shkonte te Kukësi. Drejtuesit e kuq kanë mbajtur një qëndrim të distancuar, por në asnjë moment nuk janë shprehur se nuk u intereson ky lojtar. Në një farë mënyrë, është shpallur një ankand të cilin, me sa duket, Vasil Shkurtaj synon ta shfrytëzojë për të arritur marrëveshjen më të mirë ekonomike, pasi të trija skuadrat e kreut kanë ndoshta shanse të barabarta për t’u shpallur kampion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button