Edmond Ademi: Veprat e Sterjo Spasse-s urë e rëndësishme e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Shqipërisë

Sot në Korçë Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi mori pjesë në Simpoziumin shkencorë kushtuar jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasse-s , në organizim të Universitetit Fan S. Noli dhe Shoqatës Maqedonase ,,Sonce’’, njofton Portalb.mk.

Hapja e simpoziumit shkencor u bë nga Rektori i Universitetit ,,Fan S. Noli‘’, prof. Dr. Ali Jashari, ndërsa me fjalim u drejtuan edhe Ministri Edmond Ademi, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryetar i Shoqatës Maqedonase ,,Sonce’’ Vasil Sterjovski. I pranishëm në simpoziumin shkencorë ishte dhe ushtruesi i detyrës ne Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Ambasadori Danço Markovski.

Ministri Edmond Ademi, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e veprave letrare të shkrimtarit Sterjo Spasse duke ju referuar dhe kontributit të rëndësishëm të shkrimtarit Sterjo Spasse për integrim më të mirë të pakicës maqedonase në shoqërinë shqiptare.

Kryetari i shoqatës Maqedonase ,, Sonce’’ Vasil Sterjovski informoi për rëndësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Sterjo Spasse-s për minoritetin maqedonas në Shqipëri si dhe përshëndeti përpjekjet e të dy qeverive për të ruajtur dhe për të forcuar marrëdhëniet e mira që pikërisht Sterjo Spase kishte përcaktuara kohë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button