Ahtisaari u prit me nderime të larta

Kryediplomati finlandez, fituesi i çmimit Nobel për paqe dhe kreatori i pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaari është pritur me nderime të larta ushtarake në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, Piter Feith, shef i ICO-s si dhe nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës e mysafirëve të nderit.

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka udhëhequr bisedimet Kosovë-Serbi për statusin e Kosovës.

Pas përfundimit të bisedimeve, ishte propozimi gjithëpërfshirës për statusin, i presidentit Ahtisaari, i cili i hapi rrugës shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të viti 2008.

Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje Presidentit Ahtisaari duke shprehur konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj u ka uruar mirëseardhje në Kosovë edhe diplomatët Frank Wisner, Wolfgang Ischinger dhe shumë personaliteteve të larta ndërkombëtare të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në këto ngjarje historike për Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, rreth 36 delegacione pritet që sot të vinë në Kosovë, për nder të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Në orën 16:30 me një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, Kosova do ti jep fund pavarësisë së mbikëqyrur./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button