Është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, FITR dhe Izraelit

Ministria e Shëndetësisë, Shteti i Izraelit dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nënshkruan Marrëveshjen trepalëshe qëllimi i së cilës është promovimi dhe zbatimi i inovacioneve dhe zhvillimi i sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kjo marrëveshje e frytshme do të mundësojë veprim në më tepër fusha, siç janë: trajnimi i punonjësve të shëndetësisë për ndihmë urgjente mjekësore, edukimi në fushën e bioinformatikës, biostatistikës dhe hulumtimet klinike. Edukimi dhe shkëmbimi i ekspertëve në fushën e transplantimit dhe ehos, që tanimë kemi marrëveshje paraprake me spitalin e Qendrës Rabin në Tel Aviv gjatë vizitës sonë, si dhe me Universitetin Bar Illan për shkëmbimin e mjekëve dhe ekspertëve tanë të cilët do të shkojnë dhe do të qëndrojnë në këto spitale dhe do të mësojnë nga ekspertë të afirmuar në fushën e transplantimit. Bëhet fjalë për pajisje dhe materiale që do të përmirësojnë efikasitetin energjetik të spitaleve. E gjithë kjo që është e nevojshme për sistemin shëndetësor në Maqedoni”, theksoi ministri Filipçe.

Për këtë Marrëveshje janë siguruar 100 mijë dollarë nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe 104 mijë dollarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ndërsa të njëjtit nëpërmjet Ambasadës së Izraelit në Maqedoni do të përdoren për implementim e kësaj Marrëveshjeje dhe Planit strategjik

“Jam i lumtur që jemi në vendin prej ku do të fillojmë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e shëndetësisë. Shpresoj se së shpejti do të fillojmë me aktivitetet. Ne në sektorin e shëndetësisë shohim potenciale shumë të ndryshme. Potenciali për partneritet strategjik në sektorin e shëndetësisë është shumë i madh”, tha ambasadori Orian dhe shtoi se është i lumtur që do të fillojnë bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, njoftoi se ky Memorandum për bashkëpunim do të hapë derën për hyrje të inovacioneve dhe zhvillimit në një segment shumë të rëndësishëm dhe kjo është shëndetësia publike.

Pjesa e parë e këtij projekti realizohet përmes donacionit të 48 karrocave të veçanta për fëmijë, të cilat muajin e kaluar janë dhuruar nga Ambasada izraelite në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë. Në periudhën e ardhshme, gjegjësisht në 5 vitet e ardhshme, më intensivisht vazhdojmë të bashkëpunojmë me miqtë tanë nga Izraeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button