Akoma nuk është pastruar deponia e egër në lagjen e romëve në Tetovë

Premtim: Pastrimi i deponisë së egër në rrugën “Dervish Carra”

 Intervista e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi për „Portalb“ dhe „Vërtetmatës“  , data: 25.05.2018]

ARSYETIM:

Në intervistën për “Vërtetmatësin” dhe “Portalb“, me 25.05.2018 kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të pastrohet deponia e egër në rrugën “Dervsh Cara”, vetëm 700 metra larg objektit të Komunës. Ky premtim i saj deri më tani (14.12.2018) nuk është realizuar. 

Në intervistën e përmendur, e pyetur për këtë deponi të egër në rrjedhën e lumit Shkumbin, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi premtoi se deponia do të pastrohet dhe më pas shtoi:

Siç e dini, kemi punuar dhe vazhdojmë të punojë në eliminimin e të gjithë vendeve që mund të jenë vende potenciale për deponi të egra. Pastrimi është aktivitet normal punues i ndërmarrjes komunale

Në periudhën e kaluar qytetarët e kësaj pjese u ankuan se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarr asgjë për pastrimin e deponisë, aq më pak për ndalimin e personave që hedhin mbeturina në atë pjesë, në veçanti në këtë periudhë të vitit kur ndotja është në nivel të lartë.

Gjatë verifikimit në ueb-faqen e Komunës së Tetovës nuk gjetëm ndonjë informacion për atë se në të ardhmen e afërt do të pastrohet deponia e egër. Një informacion të tillë nuk ka as në profilin e facebook-ut të kryetares Arifi.

Së fundmi (02.12.2018), të pyetur në lidhje me këtë problem nga Komuna e Tetovës për “Portalb”, deklaruan:

Pastrimi i lumit Shkumbin ka nisur nga gjysma e dytë e muajit nëntor, duke filluar nga pjesa e sipërme  dhe duke vijuar ne pjesën e poshtme të të njëjtit. Mbeturinat të cilat janë të hedhura në lum do të pastrohen në momentin kur do të pastrohet edhe shtrati i lumit në këtë pjesë. Krahas kësaj, komuna e Tetovës ka edhe projekt të veçantë për pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Shkumbin në këtë pjesë e që pritet të fillojë në vitin 2019

Duke pasur parasysh se sipas premtimi të Arifit (dhënë në maj të këtij viti në intervistën për “Portalb” dhe “Vërtetmatësin”), kjo deponi duhej të pastrohej, por deri më tani (14.12.2018) kjo nuk ndodhi, këtë premtim të kryetares të Komunës së Tetovës e vlerësojmë si të parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button