Vilanova dhe Guardiola nuk dallojnë shumë

Trajneri i Feyenordit, Ronald Koeman, nuk sheh dallim të madh në strategjinë e trajnerit aktual të Barcelonës, Tito Vilanova dhe atij që fitoi gjithçka me klubin katalunas, Pep Guardiola.

Pas shumë titujve të fituar me Blaugranët, Pep vendosi të largohej, ndërsa në vend të tij u angazhua asistenti Vilanova.

“Fillimisht, u befasova nga vendimi për ta caktuar Titon, por Barca po luan po aq lojë entuziaste sikur në vitin e kaluar”.

“E rëndësishmja është se Barcelona nuk ka bërë shumë ndryshime. Kjo është e mirë për një trajner të ri, sepse mund të vazhdojë në të njëjtën vijë”, ka deklaruar ish-mesfushori i Barcës për Marca./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button