Gjuriq: Thaçi ta tregojë emrin e vrasësit të Ivanoviq dhe të mos gënjejë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ftuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të tregojë se kush është vrasësi i ish liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Gjuriq ka thënë se Thaçi ka gënjyer pasi që për atë që deklaroi sot në konferencën e fundvitit, sipas tij, nuk ka argumente, transmeton Klan Kosova.

“Hashim Thaçi të mos shpërndajë lajme të rreme dhe të mos bëjë provokime siç bëri sot”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka reaguar, pasi që Thaçi sot në konferencë se vrasësit e Ivanoviq gjenden në Beograd dhe e ka ftuar Serbinë që të bashkëpunojë për kapjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button