Nevena Georgievska prej “O2”: Shilegov më tepër lavdërohet se sa që ka rezultate

Aktivistët e “O2 Iniciativës” në vitin 2018 ishin monitorues aktiv i veprimeve të pushtetit lokal dhe qendror në lidhje me mjedisin jetësor, ndotjen e ajrit, shkatërrimin e Vodnos. Për atë se çka kanë realizuar dhe nëse masat kundër ndotjes së ajrit janë cilësore “Meta”  bisedoi me Nevena Georgievska, përfaqësuese e “O2 Iniciativës”,

Ishim dëshmitarë se Qeveria kalkulonte me alarmim të publikut për limite të tejkaluar të ndotjes së ajrit me grimca PM10 pavarësisht se e kishte për obligim.

– Nuk alarmonte, për shkak se u ndryshua gjendja e motit për arsye se u paralajmëruan ndryshime të motit, fryu dhe kur fryu era, u ulën vlerat. Të dhënat për erën gjithashtu qëndrojnë tek parametrat tjerë të cilët merren prej stacioneve të matjes, por ato nuk paraqiten, kurse pikërisht era dhe temperatura janë gjithashtu faktorë të cilët ndikojnë në sasinë e materieve të dëmshme në ajër. Dëshirojmë ato të dhëna për këto dy vitet e fundit t’i krahasojmë me vlerat e ndotjes së ajrit dhe të shohim, nëse ajo për çka lavdërohen se është ndotje më e ulët, për shkak të masave që janë ndërmarrë në fakt është rezultat i faktorëve natyror.

A i kemi masat e vërteta kundër ndotjes?

– Duhet të vihet theks në subvencionim të zgjidhjeve ekologjike për ngrohje, kurse koftorët me peleta të mundësohen aty ku nuk ka mundësi qytetarët të kyçen në rrjetin e energjisë termale apo të gazit. Kështu, pasi të blejnë koftorë apo invertorë, vështirë është që pas dy vitesh do të duan të investojnë në instalime për gaz, nuk ka analiza afatgjata. Gjithashtu, dy-tre ditë transport publik falas nuk mund të sjellin asnjë rezultat nëse nuk mbështete me ndalesë për përdorim të automjeteve në zonën qendrore të qytetit.

Ende nuk e dimë saktë se kush po ndotë. Kishte një studim finlandez për të cilin qeveria thotë se – po ndotin qytetarët. A janë ndoshta edhe masat kundër ndotjes jo të duhurat meqë nuk i dimë arsyet e vërteta?

– Studimi finlandez, në të cilin thirren është rezultat i vetëm njërit stacion matës  edhe atë periferik, i vendosur në mes të sipërfaqes së gjelbër në Karposh dhe ai duhet të matë cilësinë e ajrit më larg prej automjeteve dhe industrisë. Ato të dhëna duhet të krahasohen me ato të ndonjë lokacioni tjetër ku ndikojnë edhe ato faktorë dhe besoj se ka qenë e planifikuar të bëhen edhe studime tjera të tilla, por është ndërprerë dhe në mungesë të të dhënave tjera, bazohemi vetëm në këto.

Kush po ndotë?

– Të gjithë ndotim. Ndotja është aq e madhe ashtu që nuk mund të përjashtojmë asgjë. Prandaj edhe nevojiten masa drastike, të cilat nuk do të vlejnë vetëm për ekonomitë shtëpiake, gjithashtu nevojitet edhe ulje drastike e komunikacionit në ditët me ndotje, ndërprerje të proceseve të caktuara teknologjike në industri, ndërprerje të aktiviteteve ndërtimore, pastaj të shohim cilat janë vlerat e ndotjes së ajrit. Nevojitet që shteti të mendojë për shpërngulje të plotë të disa degëve të industrisë prej Shkupit, si dhe zhvillim urbanistik nëpërmjet qendrave të disperzuara urbane më larg nga zona aktuale qendrore të qytetit.

Në vend të masave të tilla – të ndalohen puna në vendet e ndërtimit derisa  ndotja është alarmante, kemi vetëm rekomandime: mos dilni nga shtëpia!

– Kompanitë ndërtimore ankohen se kjo do t’u shkaktojë humbe, këtë vit e kanë shpallur “vit të zi” për shkak të PDU-ve të ndërprera, kurse nuk realitet nuk janë në humbje, vetëm profiti kryesor i planifikuar, për të cilin kanë pritur të jetë më i lartë, tani është i zvogëluar. Ne kërkojnë edhe revizion të PPU të Qytetit të Shkupit, për shkak se i njëjti bazohet në të dhëna shumë të vjetruara për shkak të mos-regjistrimit të popullatës gjë që tani u shërben autoriteteve dhe biznesit të ndërtimtarisë ta stimulojnë urbanizimin e tepërt në çdo pëllëmbë gjelbërim me atë se “ashtu e parasheh PDU-ja”. Komunat jetojnë prej kontributeve nga ndërtimtaria dhe nuk dëshirojnë ta ndalin. Kurse, kur erdhën pushtetet lokale aktuale, e para që premtuan ishte që kanë aftësi menaxhimi për të siguruar mjaft para që komunat mos ta kenë të domosdoshme të financohen në atë mënyrë.

Makraduli dhe Shilegov nuk lëshojnë mundësinë të deklarojnë se qytetarët po e ndotin në Shkup, e jo industria, e cila ka licenca ekologjike dhe është nën kontroll. Në anën tjetër, joformalisht, nga më tepër burime në institucione mësojnë se gjithçka do të ishte ndryshe nëse kontrollet e inspekcioneve për mjedis jetësor do të kryheshin siç duhet.

– Industria ka licenca A dhe B  të integruara ekologjike. Ato me A i kontrollon shteti, por për ato kemi kërkuar të testohet ndotja jo vetëm te burimi i drejtpërdrejtë i emetimeve por edhe në rrethinën e objektit, për shkak se shpesh edhe aty ka pluhur që ndot. Derisa ato me licenca B duhet të kontrollohen prej komunave, ndërkaq vet komunat pranojnë se nuk kanë kapacitet të zbatojnë kontrolle, shumica nuk kanë përgatitur kadastre të ndotësve edhe pse këtë e kanë obligim. Këtë verë ka pasur denoncime të shumta të qytetarëve për ndotjen që vjen nga rrethina e Hekuranës së mëparshme, ku krahas “Makstill” ka edhe shumë kapacitete tjera prodhuese për të cilat nuk dimë nëse kanë fare licenca, stacioni ka treguar vlera alarmante dhe menjëherë më pas ka ndërprerë punën, por nuk kishte asnjë rezultat prej atyre denoncimeve, së paku nuk janë publikuar askund. Me jo transparencë të tillë dhe punë të tillë, ne me të drejtë nuk kemi besim në punën e komunave në lidhje me kontrollin mbi ndotjen industriale.

Atëherë çka është roli i Qytetit?

– Ingerencat janë ndarë, por më duhet të them se kemi bashkëpunim të mirë me drejtorin aktual të inspektoratit të qytetit që menjëherë reagobn në denoncimet tona dhe dërgon ekipe në teren. Sidoqoftë, kjo nuk mjafton, nevojiten kufizime më të rrepta ligjore ndaj ndotjes dhe dënime më të rrepta. Për t’u përshëndetur ishte edhe aksioni me konfiskimin e gomave për djegie që e realizoi komuna Gazi Babë, por, çka me lagjet e paregjistruara nën Kala ku digjen hedhurina toksike? Gjashtë muaj autoritetet lavdërohen se do ta zgjidhin problemin, kurse ata njerëz janë ende atje.

Shilegov kur erdhi në funksion me të vërtetë jepte përshtypje se është i interesuar t’i zgjidh problemet ekologjike të qytetit, propozimi i tij ishte njerëzit të cilët jetojnë në deponitë e egra dhe i selektojnë hedhurinat të futen në sistem, ku pjesë e tyre do të jenë të punësuar, me status të zgjidhur social dhe ashtu ato zona informale do të jenë nën kontroll të shtetit.

Sa janë të kënaqur O2 nga plotësimi i 39 kërkesave për zgjidhjen e problemeve ekologjike në Shkup nga ana e Shilegov?

– Tepër ka lavdërim për punë të kryer, tepër pak rezultate. PR-i i kryetarit të komunës është super, por ne jemi më të rreptë në vlerësime dhe jemi të fokusuar në rezultate. Ka 19 kërkesa për të cilat ka shënime se janë në rrjedhë të realizimit dhe mendoj se aktivitetet e qytetit janë pjesërisht rezultat edhe i asaj që vazhdimisht i nxisim. Disa prej obligimeve nga lista janë të lehta për t’u plotësuar dhe nuk kërkojnë resurse, vetëm vullnet të mirë, siç është kërkesa për përfshirje të qytetarëve në vendimmarrjen e qytetit që ka të bëjnë me ndotjen apo publikimin e Kadastrës së ndotësve, por nuk realizohen. Ose mbushja e zgjyrës së Hekuranës ose pyllëzimi i tij. Ka shumë gjëra urgjente siç është rregullimi i Vardarishtes, që nuk ka filluar për shkak se e pengon miratimi i PUD në Gazi Babë, si dhe mbulimi i deponive të lindanit që do të duhet të ishte në bashkëveprim me Ministrinë për mjedis jetësor dhe komunës Kisella Vodë. Mbjellja e disa drunjve apo sipërfaqeve hortikulturore të rregulluara me barë nuk mund të kompensojnë atë që nuk ruhet apo që nuk hapen sipërfaqe të gjelbra në formë të parqeve, sikur ato që i premtoi Shilegov, rreth Vardarit apo përskaj Serovës dhe Lepencit.

A ka ndonjë shpresë që programi i Qeverisë t’i realizojë rezultatet e paralajmëruara, zvogëlim të ndotjes prej 30 deri 50 përqind?

– Kjo mund të thuhet vetëm nëse në çdo 3-4 muaj bëhet retrospektivë e asaj që është realizuar për t’u parë nëse masat janë të mira dhe realizimi i tyre zhvillohet sipas planit. Nëse nuk ka mekanizëm për kontroll të programit, kurse ne presim dy vite që diçka të ndodh, atëherë, nëse ky plan dështon, cilin do ta thërrasim në përgjegjësi? Rreziku është i madh – shëndeti i popullatës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button