Angjushev: Në vitin 2019 fillojmë një proces serioz të ndërtimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, energjetike

Në organizim të kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u mbajt takim jo-formal për fund viti i stafit ekonomik të ministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me kryetarët e odave ekonomike dhe përfaqësues nga sektori i biznesit në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të këtij takimi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev iu drejtua mysafirëve të pranishëm ku i ndau pritjet dhe planet e resorëve ekonomik për vitin 2019 dhe rezultatet e arritura në plan ekonomik për vitin që kalon.

Gjatë fjalimit të tij zëvendëskryeministri Angjushev, potencoi në veçanti planet për katër fushat kryesore, industrinë, tregtinë, ndërtimtarinë dhe bujqësinë, të cilat kanë një pjesëmarrje serioze në rritjen e përgjithshme të bruto prodhimit të brendshëm.

“Përveç autostradës Kërçovë-Ohër që do të vazhdojë të ndërtohet, po ndërtohen rrugët e shpejta Shtip-Radovish, Shtip-Koçani, po ndërtohet dalja në Kumanovë në drejtim të Kriva Palankës, po ndërtohet dalja nga Gradsko në drejtim të Prilepit, do të ndërtohet Shkup-Bllacë. Këto janë projekte nga një numër i përafërt, prej më shumë se mbi një e gjysmë miliardë euro, së bashku me hekurudhën nga faza e dytë, e cila tani u tenderua dhe është në fazën e vlerësimit, linja përçuese nga Republika e Maqedonisë në drejtim të Shqipërisë në vlerë prej 50 milion euro e cila është projektuar, ndërkaq do të shpallet në muajin janar. Me anë të Ligjit për energjetikë do të krijohet një hapësirë për instalimin e 200 megavat fotovaltik të cilët do të shpallen në dy faza, e para në kuartalin e parë në vitin 2019”, bëri të ditur zëvendëskryeministri Angjushev.

Zëvendëskryeministri Angjushev, theksoi se me këto aktivitete të cilat janë në rrjedhë, në vitin 2019 fillon një proces serioz i ndërtimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike, e cila në nivel mujor pritet të ketë realizim nga 50 deri në 60 milion euro, gjë që do të rrit ndërtimtarinë në nivel në të cilën së bashku me ndërtimet private do të gjenerojnë rritje.

“Ndërtimtarinë do ta kthejmë në gjendje normale duke pasur parasysh se 16 fabrikat e reja ndërtohen dhe paralajmërimet e industrisë që të mbajë në kontinuitet rritjen”, tha zëvendëskryeministri Angjushev në paraqitjen e tij para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button