Avokati Shvërgovski: Pres mendim pozitiv nga PSP dhe lirim të Mijallkovit nga paraburgimi

Ende nuk ka njoftim zyrtar se është arritur mendim nga Prokuroria Speciale Publike për lirimin e Sasho Mijallkovit nga paraburgimi. Shpresojmë se sot do të arrijë, ndërsa nesër do të vendoset. Presim mendim pozitiv dhe vendim pozitiv, tha avokati i Shasho Mijallkovit, Lupço Shvërgovski, transmeton Portalb.mk.

Për kërkesën e lirimit  të Sasho Mijallkovit nga paraburgimi do të vendosë gjykatësi i procedurës paraprake, i cili e përcaktoi masën e paraburgimit.

I akuzuari Mijallkov kërkoi lirim nga paraburgimi me zëvendësim të masës më të lehtë, me garanci prej 1 milionë euro.

Avokati Shvërgovski theksoi se kur dorëzohet garanci, ka të bëjë me mbrojtje nga liria, që pret të jetë edhe vendimi i gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button