Shekerinska: Diversiteti etnik e bën më të pasur armatën

Armata me të vërtetë e prezanton Republikën e Maqedonisë në tërësi, ashtu siç është, etnikisht e larmishme dhe shtet më të pasur, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në adresimin në ceremoninë solemne për pranimin e 130 ushtarëve profesionistë në radhët e ARM-së, grupi i 30-të nga gjithsej 375 ushtarëve profesionistë të pranuar në armatë këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu dëshiruar mirëseardhje ushtarëve të rinj profesionistë në armatë, ministrja Shekerinska theksoi se diversiteti etnik i armatës e bën shtetin më të pasur dhe Maqedoninë e prezanton në tërësi.

“Ky diversitet është përparësi unikate për Maqedoninë por edhe për Armatën e Republikës së Maqedonisë. Sepse secili prej jush sjellë përvojë, tradita të ndryshme, por i ndani vlerat e njëjta, motivin e njëjtë dhe dëshirën e njëjtë për të qenë pjesë e botës së zhvilluar. Llojllojshmëri kemi edhe në aspektin e gjinive. Nga gjithsej 375 ushtarë profesionistë, 48 janë vajza dhe gra”, tha Shekerinska.

Me marrjen e ftesës për të qenë pjesë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në ditët e sotme e arritëm qëllimin tonë, tha Shekerinska duke shtuar:

“Maqedonia doli nga izolimi dhe tashmë nga viti 2019 do të ulet në tavolinën e njëjtë me shtetet më të fuqishme në botë. 29 aleatë do të jenë aleatë edhe të shtetit tonë. Pas pranimit formal, edhe zëri ynë dhe i juaji do të dëgjohet dhe do të japë kontribut ndaj vendimeve të Aleancës së NATO-s”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Ajo në solemnitetin e mbajtur në kazermën Ilinden tha se Armata e Republikës së Maqedonisë në NATO do të hyjë krenare, me dinjitet duke përkujtuar se nga shtetori i vitit të ardhshëm pagat në armatë do të rriten për 5 për qind.

Grupi i parë i ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë u pranua në korrik ndërsa i dyti në tetor të vitit 2018.

Në solemnitetin e sotëm morën pjesë edhe zëvendës-ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button