Gjatë ditëve të festave, autobusët do të qarkullojnë me orar të reduktuar

Ma rastin e festave të Vitit të Ri, autobusët e transportit publik do kenë rend të ndryshëm të qarkullimit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ndërmarrja Publike e Komunikacionit, me 31 dhjetor autobusët do të qarkullojnë sipas rendit të zakonshëm, ndërsa në dy ditët e ardhshme, më 1 dh2 janar ata do të qarkullojnë sipas orarit të fundjavës. Linjat e mbrëmjes me 31 dhjetor (të hënën në mbrëmje) dhe me 1 janar (të martën) do të qarkullojnë si të shtunën dhe të dielën.

Nga Ndërmarrja e Komunikacionit Publik thonë se duke pasur parasysh se në ndërkohë do të fillojë edhe pushimi dimëror, rendi i qarkullimit nga 3 janari do të reduktohet.

Gjithashtu edhe me 7 janar, autobusët do të voziten sipas orarit të së dielës.

LEXO: Nuk ka kartela “Skopska”, NTP-ja nuk jep informacion ku mund të blihen ato

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button