Tragjedia pas Inter-Napoli, humb jetën tifozi zikaltër

Vjen një lajm shumë i trishtë që lidhte me sfidën mes sfidën mes Interit dhe Napolit, zhvilluar të mërkurën në mbrëmje. Një tifoz zikaltër, i moshës 35 vjeç, ha humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marrë pasi u përplas nga një furgon me të cilin udhëtonin mbështetësit e Napolit, njofton Supersport.al.

Tragjedia ndodhi pranë “San Siros”, para se të niste ndeshja. E padobishme ndërhyrja kirurgjikale e bluzave të bardha në spitalin San Carlo.

Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet rreth orës 19:30, një furgon me tifozë napolitanë është bllokuar she sulmuar nga një grup ultrasish të Interit, të armatasur me shkopinj dhe zinxhirë. Pasi njerëzit që ishin në furgon zbritën, nisi sherri mes dy grupeve. Një tifoz i Napolit është goditur lehtësisht në brinjë me një mjet prerës, ndërsa tre të tjerëve u janë shkaktuar hematoma nga goditjet. Mësohet se tifozi i Interin është përplasur nga furgoni që po largohej nga zona ku ndodhi sherri. Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button