Pijet që rregullojnë hormonet dhe kthejnë organizmin në ekuilibër

Kur mendoni për shëndetin hormonal, cila është gjëja e parë që vjen ndërmend? A e dini se ekzistojnë burime natyrale efektive të cilat mund t'ju vijnë në ndihmë

Ujë i ngrohtë me limon

Kontribuon në reduktimin e peshës, largon toksinat nga trupi, përmirëson imunitetin, gjendjen e lëkurës dhe metabolizmin. Arsyeja qëndron në faktin se limoni ndikon në leptin– hormonin e ngopjes. Nëse leptini nuk është në ekuilibër, trupi fillon të prodhojë depozita yndyrore. Limoni ndihmon edhe në shmangien e dehidrimit.

Receta është e thjeshtë: lëngun e një gjysmë limoni shtojeni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëngun pijeni menjëherë. Definitivisht dita do t’ju fillojë më mirë me këtë pije, transmeton Panacea.al.

.

Qumësht i artë

Përmirëson imunitetin dhe shpie në ekuilibrin e nivelit të hormoneve në organizëm. Kjo pije nxeh, freskon dhe qetëson. Përbëhet nga shafran i Indisë, vaji i kokosit dhe ëmbëlsues – përbërës këto që bëjnë një kombinim të dobishëm për rregullimin e hormoneve dhe në përgjithësi të dobishëm për organizmin. Ayurveda shafranin e Indisë e konsideron aromë aktive, e cila përmirëson qarkullimin dhe metabolizmin e estrogjenit.

Receta: në 200 ml qumësht të zier shtoni gjysmë lugë çaji me shafran Indie dhe një lugë çaji vaj kokosi. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë, ndërsa pija më së miri është që të konsumohet në mbrëmje.

.

Çaj nga gjethet e mjedrës 

Gjethet e mjedrës prej kohësh janë përdorur për të forcuar muskujt e mitrës. Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se kjo bimë ka efekte të dobishme edhe ndaj hormoneve.

Receta: një lugë gjelle me gjethe mjedre (mund të përdoren edhe të thata) vendosni në 200 ml ujë të zier dhe lëreni të qëndroj për 10 minuta. Çaji është mirë që të pihet gjatë ditës, sesa para se të shkoni në shtrat.

Rekomandim: Ditën fillojeni me limonin me ujë të ngrohtë, çajin prej gjetheve të mjedrës pijeni gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pijeni qumështin e nxehtë të artë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button