Graçanicë: Aksident trafiku, 21 të lënduar

Një aksident trafiku në mes të një makine të Policisë së Kosovës dhe një furgoni që transportonte nxënës, ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Graçanicë. Nga ky aksident janë lënduar 21 persona.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi, Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 6 e 30 e kemi marrë informatën për aksidentin. Në aksident është përfshirë një automjet i Policisë dhe një furgon që transporton nxënës. Si pasojë e aksidentit deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore 21 persona. Sipas informatave që kemi, lëndimet janë të natyrës së lehtë. Me këtë rast janë duke u marrë njësitet e trafikut”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button