Benzina lirohet për dy denarë, dizeli për një

Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që Eurosuper BS-95, prej sonte në mesnatë të kushtojë 86.50 denarë për një litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 88 denarë, Eurodizel për 73.50 denarë, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri për 62.00 denarë për një litër.

Është zvogëluar edhe çmimi me pakicë i mazutit i cili nga mesnata do të kushtojë 46.1 denarë për një kilogram. Sipas rregullatorëve, zvogëlimi i çmimit të benzinave është bërë si rezultat i çmimit të zvogëluar të naftës së papërpunuar dhe pozitës më të mirë të denarit kundrejt dollarit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button