Sindikata e Policisë 11 kërkesa Ramës

Sindikata e Policisë paraqet 11 kërkesa për plotësimin e kushteve të uniformave blu, të cilën ia ka drejtuar kryeministrit Rama, transmetonb Koha jonë.

Ndër të tjera kërkohet të merren masa për përmirësimin e kushteve të punës, trajtimin e efektivëve, duke kërkuar dhënin e dietave të prapambetura, orët suplementare; sigurimin e jetës dhe uniformat falas; trajtimin me banesë për familjet e të rënëve në krye të detyrës; kompensimin e ushqimit, ndryshimet ligjore për trajtimin me pension shërbimi suplementar, trajtimi financiar për punë të dëmshme si dhe detyrimet e prapambetura.
Sipas sindikatës, është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.

Në këtë letër theksohet se punonjësit e policisë së shtetit nuk kanë marrë rritje page për prej vitit 2014.

Sindikata e Policëve në të cilën ka 7 mijë anëtarë me anë të kësaj letre kërkon uljen në një tryezë me kryeministrin me qëllim zgjidhjen e 11 kërkesave.

Kreu i kësaj Sindikate, Sadetin Fishta, ka deklaruar, se nëse qeveria nuk plotëson këto kërkesa, atëherë nuk përjashtohet edhe mundësia e nisjes së protestave nga efektivët e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button