Vlerat ushqyese të patates së ëmbël

Patatja e ëmbël është një ndër ushqime me vlera të panumërta ushqyese. Sigurisht në markata keni parë por e keni anashkaluar. Por kjo patate gëzon një sërë dobish për shëndetin tonë. Mjaft të rekomanduara janë edhe për personat që janë në dietë.

Kjo pasi kanë një sasi shumë të ulët sheqeri në raport me patatet e bardha, si dhe kanë dyfishin e vlerave ushqimore, në raport me patatet e zakonshme, shkruan noa.al.

Natyrisht edhe shija është shumë më ndryshe, pasi siç kanë dhe emrin, ato janë të ëmbla.

Duke pasur parasysh përqendrimin e lartë të vitaminës C, patatja e ëmbël, e njohur si batata, preferohet në çdo stinë, për shkak se mbron nga i ftohti dhe virozat.

Ndër dobitë kryesore të kësaj patateje janë:

I bëjnë mirë zemrës;
Janë një burim i pasur me vitaminë D;
Kanë një përqendrim të madh të vitaminës A;
Kanë sasi shumë të ulët sheqeri;
Janë të pasura me potas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button