Gjysma e izraelitëve nuk duan që Netanyahu të jetë kryeministër i ardhshëm

Sipas një ankete, gjysma e izraelitëve nuk duan që Benjamin Netanyahu të jetë kryeministër i ardhshëm i Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anketa e Autoritetit të Transmetimit Izraelit tregoi se 37 për qind e izraelitëve e shohin Netanyahu-n si favorit të fuqishëm për të fituar zgjedhjet e parakohshme më 9 prill, megjithatë 50 për qind e të anketuarve besojnë se Netanyahu nuk duhet të jetë kryeministër i ardhshëm.

Sipas anketës, ish-shefi i ushtrisë, Bennt Gantz dhe lideri i partisë Yesh Atid (Ka një të ardhme), Yair Lapid, renditën të dytët me 13 për qind, pasuar nga kreu i Partisë Laburiste, Avi Gabbay, me 7 për qind.

Anketa po ashtu zbuloi se partia e Netanyahu-t do të fitonte 30 vende në Knesset (Parlamenti izraelit) 120-anëtarësh.

Partia Likud e Netanyahu-t fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2015.

Anketa po ashtu parashikon se partia Yesh Atid dhe Lista e Përbashkët Arabe do të fitojnë 13 vende për secilin, pasuar nga Partia Çifute me 12 vende dhe Unioni Sionist me vetëm 10 vende.

Të hënën e kaluar, partnerët e koalicionit izraelit vendosën të shpërbëjnë Parlamentin dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme, të cilat erdhën pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një projekt-ligj të detyrueshëm të shërbimit ushtarak, meqenëse Unioni Torah Judaism u zotua se do të tërhiqet nga koalicioni nëse Knesset voton në favor të projekt-ligjit.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët izraelit, tre vjet për burrat dhe dy vjet për gratë, me përjashtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button