fbpx

Ivanov u informua mbi gatishmërinë luftarake të ushtrisë për vitin 2018

Në Shtëpinë e Armatës së Maqedonisë (ARM) në Shkup u mbajt brifing për gatishmërinë luftarake të ARM-së, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Vasko Gjurçinovski informoi presidentin e vendit dhe komandantin suprem të forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, për situatën në ushtri gjatë vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Shtabit, në brifing morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq, gjeneralë të ARM-së dhe përfaqësues nga zyra e presidentit të Maqedonisë.

“Presidenti Gjorge Ivanov është informuar në lidhje me zbatimin e planeve dhe detyrave në vitin 2018, fushat funksionale në ARM: menaxhimi personal dhe morali, operacionet, trajnimet dhe stërvitjet, siguria logjistike, planifikimi, marrëdhëniet dhe komunikimi, buxhetimi dhe bashkëpunimi civil-ushtarak”, thuhet në njoftim.

Gjenerali Gjurçinovski ka theksuar aktivitetet më të rëndësishme gjatë vitit 2018 dhe problemet e hasura nga ushtria, ndërsa më pas ka vënë në dukje se me përpjekjet e stafit janë kryer të gjitha detyrat e planifikuara, njoftohet më tej.

Brifingu për gatishmërinë luftarake është detyrim vjetor i planifikimit i Shefit të Shtabit të Përgjithsëm të ARM-së ndaj presidentit të vendit dhe komandantit suprem për raportim në lidhje me gatishmërinë luftarake të ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button