Kuvendi i shkarkoi Qahilin dhe Ahmedovskin nga funksionet e ministrave

Me 62 vota “për” në Kuvend, me propozim të Qeverisë, pasdite u shkarkuan nga posti ministrat Adnan Qahil dhe Aksel Ahmedovski, përcjell Portalb.mk.

Aksel Ahmedovskit e kryente funksionin ministër pa portofol i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, ndërsa Adnan Qahil u shkarkua nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja në Qeverisë e Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zaev, gjatë ditës duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve i falënderoi ministrat për angazhimin e tyre dhe theksoi se do t’i ftojë që tu shërbejnë qytetarëve në pushtetin ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button